Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksat nga më të larta krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës, përcjell albinfo.ch.
Gjermania renditet e dyta në radhën e vendeve të industrializuara, ku njerëzve u duhet të paguajnë ndër taksat dhe detyrimet më të larta. Ky është rezultati i një studimi krahasues të ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
“Sipas një krahasimi ndërkombëtar të ardhurat e ulëta dhe të mesme në Gjermani u nënshtrohen taksave dhe detyrimeve relativisht të larta”, tha kreu i degës së OECD-së në Berlin, Nicola Brandt, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sipas Brandt, kjo vjen kryesisht për faktin se sistemet e sigurimeve shoqërore financohen kryesisht nga kontributet për sigurimet shoqërore. Megjithatë taksat relativisht të larta kompensohen disi më pas nga përfitimet e drejtpërdrejta siç janë të drejtat e pensionit, sigurimet shëndetësore dhe sigurimi në rast papunësie.
Sipas Brandt-it, sigurime të tilla nuk ka në të gjitha vendet e OECD-së.