16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Gjermania ndan 5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë ka njoftuar se vendi do të ofrojë një pakete ndihme ushtarake për Ukrainën.

Përderisa u zhvillua një takim i presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky me kancelarin Merz dhe zyrtarë të lartë në Berlin, ministria njoftoi për paketë 5 miliardë euroshe për Ukrainën.

Sipas Reuters, në deklaratën e dhënë, ministria ka theksuar sulmet ajrore ruse, “me shumë civilë të vrarë dhe të plagosur, si dhe shkatërrimin masiv të infrastrukturës civile në veçanti”.

Është bërë e ditur se ndihma do të financohet nga fondet që tashmë janë miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë.

Të ngjashme

Të fundit