16.7 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Gjermania merr një pikë në fund ndaj Zvicrës dhe kualifikohet si lider

- Advertisement -

Gjermania e ka fituar një pikë në derbin ndaj Zvicrës, duke shënuar një gol të vonshëm në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Gjermania avancoi si lider i grupit A, falë një goli të vonshëm me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Robert Andrich shënoi fillimisht për Gjermaninë megjithatë goli u anulua nga VAR-i shkaku i një faulli në sulm.

Kur askush s’e priste, Zvicra zhvilloi një aksion mahnitës ku Dan Ndoye shënoi nga afërsia pas një asistimi të Freuler (28’).

Pas kësaj, Gjermania e mori krejtësisht lojën në dorë duke rrezikuar me Musiala e Gundogan por që assesi s’ia dolën t’i finalizonin.

Zvicra në fakt shënoi përmes Ryben Vargas, por u anulua shkaku i një pozitë jashtë loje.

Gjermania s’u dorëzua dhe krejt në fund, heroi doli të jetë Niclas Fullkrug që shënoi me kokë pas një harkimi fantastik të Raum (90+2’).

Kështu, Gjermania kualifikohet si lider me shtatë pikë, Zvicra si pozitë e dytë me pesë sosh ndërsa Skocia si vend i tretë me dy sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit