14 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Gjermania i premton armë Ukrainës: Të fitojë demokracia

- Advertisement -

Gjermania ka premtuar se do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës, duke shpresuar për një fitore të ukrainasve, sipas një deklaratë të ministrit gjerman të ekonomisë.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck tha sot se ai mund të shohë mundësinë e një fitoreje demokratike në Ukrainë dhe premtoi të dërgojë më shumë armë ndërsa vendi përpiqet të marrë më shumë territore.

“Tani mund të shihni se lufta mund të përfundojë me fitoren e lirisë dhe demokracisë,” u tha Habeck gazetarëve pas takimit me ministrin e tregtisë së Ukrainës në një mbledhje të G7 në shtetin gjerman të Brandenburgut.

Sipas Reuters , Gjermania do  të vendosë se cilat armë të dorëzojë në diskutim me partnerët e saj të NATO-s, tha Habeck.

Habek tha se ai dhe Yulia Svirydenko, e cila shërben gjithashtu si zëvendëskryeministre e parë e Ukrainës, diskutuan mënyrat për të ofruar mbështetje financiare për rindërtimin e Ukrainës.  Ky fond global mund të mbledhë ndihmë nga investitorë privatë, banka dhe fonde, shtoi ajo.

Ukraina ka nevojë për 350 miliardë dollarë për rindërtim, sipas vlerësimeve të vetë Kievit, tha Khabek.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit