23.4 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

- Advertisement -

Gjermania është shpallur kampion i Evropës në basketboll, pasi e mposhti Turqinë në një finale dramatike të EuroBasket 2025, me rezultat 83:88.

Turqia e mbylli në epërsi pjesën e parë 46:40, por gjermanët reaguan fuqishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka në çerekun vendimtar që e fituan 16:22, për t’u stolisur me medaljen e artë.

Lojtari më i dalluar te Gjermania ishte Isaac Bonga me 20 pikë, pesë topa të kthyer dhe tre asistime, ndërsa për Turqinë nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Alperen Sengun me 28 pikë.

Dy lojtarët me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu, patën paraqitje të zbehtë, duke kontribuar me pak pikë secili.

Të ngjashme

Të fundit