25.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Gjermania do të shpallë paketa të reja mbështetëse për Ukrainën në samitin e NATO-s

- Advertisement -

“Gjermania do të shpallë paketa të reja mbështetjeje për Ukrainën gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius, Lituani”.

Kështu u shpreh të hënën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, shkruan CNN.

Puna paraprake është “praktikisht e përfunduar”, tha Pistorius gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij francez, Sebastien Lecornu në Berlin.

Pistorius shtoi se ai pret që samiti i NATO-s të jetë “shumë i bashkuar” dhe se “duhet të jetë, në dritën e situatës aktuale”.

Ndërsa diskutimet para samitit kanë forcuar shpresën e tij, Pistorius tha se ai po vëzhgon çështjen e pranimit të Suedisë në NATO dhe “si do të veprojnë Turqia dhe Hungaria”.

Lecornu tha se ishte thelbësore për aleatët që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të ngjashme

Të fundit