13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Gjermania do të përgjysmojë numrin e termineve për viza pune – preket edhe Kosova

- Advertisement -

Qeveria e re në ardhje e shtetit gjerman, do të ndryshojë edhe disa ligje që prek Ballkanin Perëndimor në lidhje me vizat.

Gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani, përmes një video adresimi në rrjetin e tij social në facebook, ka bërë të ditur se programi i partisë CDU-SPD që kanë publikuar gjatë ditës së sotme parasheh të përgjysmojë numërin e punëtorëve pa kualifikime.

“Gjermania do të përgjysmojë numërin e punëtorëve pa kualifikime që do të vijnë në këtë vend sipas rrëgullores për Ballkanin Perëndimor, kështu thuhet në programin qeverisës të partisë CDU-SPD që e kanë hartuar dhe e kanë publikuar sot”, është shprehur Cani.

Cani, ka shtuar se numri i punëtorëve nga 50 mijë puntorë do të përgjysmohet në 25 mijë.

“Në këtë program që është edhe si një lloj kornize për bashkëpunim në katër vitet e ardhshme thuhet se numri i punëtorëve pa kualifikime që mund të vijnë në Gjermani nga vendet Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohet për nga 50mijë në 25 mijë punetorë në vitë”, ka thënë Cani

Të ngjashme

Të fundit