-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Gjermania dhuron 405 mijë euro donacion për FSK-në

- Advertisement -

Qeveria gjermane dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte.

Me këtë rast, u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.

Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjithashtu, në këtë takim u theksua nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit