6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Gjermania bisedon me aleatët për vendosjen e sistemit “Patriot” në Ukrainë

- Advertisement -

Gjermania tha të premten se është duke diskutuar me aleatët mbi kërkesën e Polonisë që sistemi gjerman i mbrojtjes ajrore “Patriot” të dërgohet në Ukrainë, pas sinjaleve të dhëna nga shefi i NATO-s se aleanca ushtarake mund të mos e kundërshtojë një veprim të tillë.

“Jemi duke biseduar me aleatët tanë për mënyrën se si mund ta trajtojmë propozimin e Polonisë”, u tha gazetarëve në Berlin një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Berlini i ofroi Varshavës sistemin “Patriot” për ta ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, pas rrëzimit të një rakete javën e kaluar në Poloni duke vrarë dy persona. Më vonë ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszcak i kërkoi Gjermanisë që në vend të kësaj të dërgonte sistemin e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, transmeton TCh.

“Jemi duke biseduar me aleatët tanë për mënyrën se si mund ta trajtojmë propozimin e Polonisë”, u tha gazetarëve në Berlin një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Berlini i ofroi Varshavës sistemin “Patriot” për ta ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, pas rrëzimit të një rakete javën e kaluar në Poloni duke vrarë dy persona. Më vonë ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszcak i kërkoi Gjermanisë që në vend të kësaj të dërgonte sistemin e mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit