Të paktën 193 oficerë policie në Gjermani janë aktualisht nën hetim apo procedura disiplinore për dyshime mbi lidhje me ekstremizmin e djathtë apo ideologji konspirative, sipas një raportimi të përbashkët nga revista Stern dhe transmetuesi RTL.
Raporti, i bazuar në informacionet e mbledhura nga ministritë e brendshme të të gjitha 16 landeve federale, tregon se çështjet janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë midis shteteve. Rhein-Westfalia Veriore dhe Berlini raportojnë secila rreth 80 raste, megjithëse autoritetet nuk kanë qenë gjithmonë në gjendje t’i kategorizojnë qartë këto raste si politike të krahut të djathtë apo të majtë.
Që nga viti 2020, janë regjistruar mbi 571 procedura disiplinore ndaj oficerëve për dyshime të përfshirjes në ideologji ekstreme. Rritja e shqetësimeve për radikalizimin brenda radhëve të forcave të rendit ka shtyrë kërkesat për kontrolle më të rrepta mbi rekrutimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e policies, transmeton albinfo.