Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjermani Roland Batezko, i njohur me nofkën “Shabani” ka shkuar në Ukrainë.
Gjermani e ka publikuar një fotografi ku tregon se gjendet në qytetin e Buchas.
Ai shihet aty i veshur me një jelek të gazetarëve, por nuk dihet se në çfarë cilësie ka shkuar atje.
Nga agresioni rus në këtë qytet janë vrarë mijëra civilë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4772657649526715&id=100003475824588