26.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Gjermani: Dega e ndërtimit ka nevojë për forca pune

- Advertisement -
Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”.

Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Müller. “Zvogëlimi i kontigjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit.”

Pamje nga ndërtimi i apartamenteve sociale
Partitë që duan të bëjnë koalicionin qeveritar në Gjermani parashikojnë reduktimin e forcave të punës nga Ballkani Perëndimor në maksimumi 25.000 vetëFotografi: Bernd Weißbrod/dpa/picture alliance

Rregulloja e Ballkanit Perëndimor: Kushte të thjeshtuara për vizën dhe lejen e punës

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. “Migracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit”, thuhet në marrëvshjen e koalicionit. Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontigjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani. Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht. /DW/

Të ngjashme

Të fundit