Një 19-vjeçar dyshohet se i ka vrarë prindërit e tij dhe vëllain e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martes në Gjermani, Baden-Wurttemberg.
Në këtë krim makabër, e plagosur rëndë mbeti motra e të dyshuarit.
Mediat gjermane raportojnë se rasti ka ndodhur në shtëpinë ku jetonte familja.
Sipas tyre autori i kësaj masakre ka nënshtetësi gjermane dhe italiane.
Motivi i sulmit është ende i paqartë.
Sipas informacioneve nga Prokuroria e Shtetit, 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë pa paramendim dhe një vrasje të mbetur në tentativë.
Ai u arrestua në vendin e ngjarjes.