Home Ballina Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel, për Kosovën, pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën

Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel, për Kosovën, pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën

0
Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel, për Kosovën, pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën
GRAF8417. MADRID, 15/02/2022.- El ministro de Asuntos Exteriores, José Manuel Albares, recibe a su homóloga alemana, Annalena Baerbock, este martes en el Palacio de Viana en Madrid. EFE/ Juan Carlos Hidalgo

Vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën si shtet ngriti pyetjen se pse Spanja s’po e bën të njëjtën edhe me Kosovën. Kjo çështje doli edhe gjatë diskutimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së më 27 maj, në Bruksel.

Burimet i thanë Radios Evropa e Lirë se për këtë ka pasur një grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ishte “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”.

Ish-ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, gjatë vitit 2023 kishte deklaruar se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, kishte thënë Bartolome më 30 qershor, një ditë para se Spanja të merrte udhëheqësinë e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës dje i thanë për Radion Evropa e Lirë se pozicioni i Spanjës karshi Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Situata e Palestinës është shumë ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk cenon integritetin territorial të Izraelit, pasi ky territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit. Vendimi i Spanjës për ta njohur shtetin e Palestinës synon të mbështesë të drejtën ndërkombëtare, parimet e Kartës së OKB-së dhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Megjithatë, në komunikatën zyrtare për këtë takim të lëshuar nga BE janë tri çështje që janë diskutuar: Agresioni rus në Ukrainë, Lindja e Mesme dhe ngjarjet në Gjeorgji.

Exit mobile version