Vitin e kaluar në Bashkimin Evropian janë prodhuar 48.3 milionë tonë patate dhe më së shumti në Gjermani, ku janë prodhuar 11.6 milionë tonë patate, ose 24 për qind e prodhimit të përgjithshëm në BE.
Prodhuesi i dytë më i madh i patates në BE vitin e kaluar ishte Franca me një përqindje prej 17.9 për qind dhe e treta ishte Holanda me 13.4 për qind.
Tre vendet e përmendura përbënin shumicën vitin e kaluar, përkatësisht 55.4 për qind të prodhimit të përgjithshëm të patates në Bashkimin Evropian.
Prodhimi në BE u rrit pak në krahasim me 47.5 milionë tonë në vitin 2022, por trendi afatgjatë është jashtëzakonisht negativ, njoftoi këtë të premte Eurostat.
Nëse krahasojmë të dhënat e vitit të kaluar me ato të vitit 2000, prodhimi i patates në Bashkimin Evropian është ulur me 36,7 për qind, ose me 27,9 milionë tonë.