7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në rrobalarëse

- Advertisement -

Larja e rrobave në përgjithësi është një proces i thjeshtë, por gjithmonë ekziston mundësia për të gabuar dhe për t’i dëmtuar.

Gjithashtu, mund ta dëmtoni edhe makinën larëse.

Ekspertët kanë rekomanduar që të mos i vendosni kurrë këpucët në lavatriçe, pasi kjo mund t’i dëmtojë si këpucët ashtu edhe makinën.

“Veprimi i rrotullimit mund të gërvishtë kazanin e makinës larëse dhe vetë këpucët mund ta humbin formën e tyre ose të shkaktojnë çekuilibrim të makinës, duke çuar potencialisht në dridhje të forta gjatë ciklit të centrifugimit”, pohojnë ata.

Në vend të kësaj, sugjerojnë pastrimin e këpucëve me dorë duke përdorur një furçë të butë dhe detergjent të butë.

Gjithashtu, ekspertët thanë që të mos vendosni çanta shpine apo çanta me pjesë metalike në rrobalarëse, pasi kjo mund ta dëmtojë kazanin.

“Pesha e çantës mund të shkaktojë edhe probleme ekuilibri ndaj është më mirë ta pastroni çantën ose ta lani me kujdes me dorë”, shprehen tutje.

Nëse po mendoni të vendosni një lodër të mbushur në lavatriçe, sigurohuni që të mos ketë bateri ose përbërës elektrik në të, pasi kjo mund ta dëmtojë makinën dhe vet lodrën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit