9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gjërat që duhet t’i bëni patjetër një herë në jetë

- Advertisement -

Kur ju keni plane për jetën, ajo gjithmonë është më e mirë, e më e lehtë.

Disa nga to duhet t’i realizoni para të 30-ve, kur jeni në moshën tuaj më të mirë.

Ju nuk duhet të keni miliona për të bërë disa veprime që e pasurojnë jetën tuaj dhe që përgjithmonë do të mbesin si përvoja të paharrueshme.

Vizitoni një vend ekzotik – aty ku do të ndjeheshit si në qiell.

Blej bileta për një festival të muzikës, dhe shijojë plotësisht atë.

Image result for half marathon

Vraponi në një gjysmë maratonë.

Bëni not një herë në jetë duke qenë lakuriq.

Mësoni të gatuani – së paku një herë impresiononi seriozisht familjen dhe miqtë.

Image result for family tree

Studioni trungun tuaj familjar – nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë do të zbuloni.

Provoni të hidheni nga lartësitë, ose edhe me parashutë.

Image result for pend a whole night at a party in an unknown city, and dance until dawn

Kaloni një natë në një qytet të panjohur me njerëz të panjohur – vallëzoni deri në agim.

Mësohuni të bëni kokteje.

Image result for karaoke

Merre një herë mikrofonin në ndonjë bar të karaokeve dhe këndoni ashtu siç dini.

Provoni gjithsesi të zhyteni.

Edhe nëse ndjeheni i humbur në ndonjë udhëtim s’ka rëndësi – shpesh kjo është pjesa më e mirë e një udhëtimi.

Pushtojeni një bjeshkë, jo domosdoshmërisht duhet të jetë Mount Everest.

Kaloni një natë ose edhe dy nën qiellin e hapur me plotë yje.

Image result for filigran

Shkoni në një kurs dhe mësoni diçka të re – do të jetë përvojë e jashtëzakonshme.

Zhvillojeni vullnetarizmin.

Image result for dashuri

Gjejeni dikë që vërtetë do të ju dashurojë.

Udhëtimet me ture dhe njerëz të panjohur mos të ju frikësojnë. Provojeni 

Shkoni në një ngjarje të madhe sportive si Kupa e Botës, Olimpiada, një kampionat kombëtar.

Merrni me qera një shtëpi pushimi me njerëzit që nuk i njihni – krijoni miq të rinj.

Leni gjithçka për një ditë ose edhe një javë të tërë. Jeni vetëm me veten.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit