-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Gjeoshkencëtari turk: Hatay më “nuk” do të goditet, radhën e ka Stambolli

- Advertisement -

Në ditën e 15-të të tërmeteve që shkaktuan shkatërrime të mëdha në shtetin turk, kanë ndodhur edhe dy tërmete të fuqishme në këtë vend. Ekspertët thonë se tash duhet të përgatitet Stambolli.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë i sotëm ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.

Ndërkohë, gjeoshkencëtari tuk, Prof. Dr. Naci Gorur ka reaguar duke pohuar se provinca që u godit sonte, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj; koha po ikën për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, pohoi ai për t24.

 

“Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na dëgjoi. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, shtoi Gorur.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu njoftoi se tre persona kanë humbur jetën dhe 213 persona janë dërguar në spitale.

Theksojmë se në disa prej spitaleve kanë nisur evakuimin e pacientëve pasi frikësohen se ndërtesat do të shemben.

Ndryshe, tërmetet e 6 shkurtit kanë shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë personave në Turqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit