8.7 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Gjeorgjia përçahet pas zgjedhjeve, presidentja thërret tubim opozitar para Kuvendit

- Advertisement -

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, e ka çmuar fitoren në zgjedhje, duke i hedhur poshtë akuzat për manipulim votash dhe dhunë. Sidoqoftë, presidentja pro-perëndimore, Salome Zourabichvili, e ka quajtur “falsifikim të plotë” rezultatin e zgjedhjeve.

“Parregullsitë ndodhin kudo, në secilin shtet” – tha kryeministri gjeorgjian, i cili vjen nga partia Ëndrra Gjeorgjiane, në një intervistë ekskluzive për televizionin BBC.

Sipas rezultateve preliminare zyrtare nga komisioni zgjedhor, partia në pushtet ka fituar 54 për qind të votave, edhe pse “exit poll”-et për kanale televizive opozitare sugjeronin se partitë opozitare i kishin fituar zgjedhjet.

Presidentja Zourabichvili e dënoi atë që e quajti “falsifikim të plotë” të votimeve dhe iu bëri thirrje përkrahësve të opozitës që të mblidheshin të hënën para Kuvendit.

Vëzhguesit e zgjedhjeve në shtetin e Kaukazit Jugor, që kufizohet me Rusinë, janë ankuar për “fushë loje të pabarabartë” në garë, duke sugjeruar se një numër i shkeljeve mund të kenë ndikuar në rezultat.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë mbështetur thirrjet e vëzhguesve për zhvillimin e një hetimi të pavarur.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, iu bëri thirrje udhëheqësve të vendit që “ta respektojnë sundimin e ligjit, ta shfuqizojnë legjislacionin që minon liri themelore dhe t’i adresojnë mangësitë në procesin zgjedhor së bashku”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit