-2.3 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

- Advertisement -

Ky është libri i Gjeografisë në gjuhën shqipe i klasës së shtatë në Maqedoninë e Veriut, i botuar në vitin 2025.

Tek kapitulli i Kosovës, për karakteristikat socio – gjeografike, në këtë libër shteti më i ri në Evropë, shkruan që i përket territorit të Serbisë.

Për më tepër,  në këtë libër shkollor përmendet edhe termi “Metohia”.

“Republika e Kosovës gjendet në jugperëndim të Serbisë. Në jugperëndim kufizohet me Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa në jug me Maqedoninë e Veriut. Përfshin sipërfaqe prej 10 887 km2 . Ka pozitë të volitshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik, përkatësisht prej këtu është distanca më e shkurtër e Adriatikut Jugor deri te Danubi i Poshtëm. RELIEVI Relievi përbëhet nga luginat e Fushë Kosovës, në pjesën qendrore dhe lindore dhe Metohia në pjesën perëndimore. Në perëndim nga Metohia në drejtim të kufijve me Shqipërinë dhe me Malin e Zi shtrihet masivi më i madh malor Bjeshkët e Nemuna me majën Gjeravica (2 622 m). Në jug drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut ngrihet Mali Sharr”, thuhet në libër.

Politologu, Qani Nuhiu nga Shkupi, u shpreh se në pamje të parë ky tekst i jep përshtypje  një përkthimi jo adekuat të bërë nga gjuha sllave në gjuhën shqipe.

“Mungojnë për momentin shumë informata për të pasur një gjykim të plotë, por si do qoftë ajo çka unë mund të shoh është një qasje jo profesionale mund të them edhe jo shkencore. Se përkthimi mu duk, ashtu në përshtypjen e parë mu duk si përkthim edhe me topminografin them sllave që nuk përketë me toponimet në gjuhën shqipe. Praktikisht ajo kontavesi teksti në gjuhën shqipe me toponimet në gjuhen serbe”, ka thënë Nuhiu

Megjithatë, nga këto të dhëna jo të vërteta në një libër shkollor, sipas Nuhiut, mund të krijohen opinione polarizuse ndërmjet dy shteteve prandaj dhe duhet penguar raste të tilla.

“Detyrimisht nuk mund t’i ikim konotacionit politik të rastit, pasi edhe polikisht është jo korrekte, por mendoj se duhet të reaguar. Por fillimisht duhet të mbledhen informatat rreth tekstit: çfarë lloj botimi është, botuesi dhe krejt kjo dhe që është më e rëndësishme nëse është e financuar nga buxheti publik. Dhe reagimi duhet të jetë institucional nga Ministria e Brendshme, Administratat, tek përfaqësuesit e shtetit në Republiken e Maqedonisë së Veriut.”, është shprehur tutje Nuhiu.

Në rast se nuk ka reagime politologu thotë se mund të ketë përsëritje të situatave të tilla dhe do të shëndrohet në një praktikë jo pozitive që mund të ndikoj më pas edhe në marrdhëniet mes dy shteteve dhe edukimin me informacione jo të sakta të brezit të ri.

Televizioni është munduar të marr një përgjigje nga Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriu, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Po ashtu, televizioni ka tentuar të kontaktojë edhe shtëpinë botuese të librit, por nuk ka arritur të marrë një qëndrim.

Autori i këtij libri është Prof. dr. Bllagoja Markoski, ndërsa nga maqedonishtja në shqip  e përktheu  Roland Poloska.

Ekipi ka provuar të kontaktojë përkthyesin në fjalë por nuk ka arritur.

 

Të ngjashme

Të fundit