Gjenerata e ardhshme Volkswagen Passat është zbuluar përmes një numri të fotografive të spiunuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ato tregojnë versionin hibrid plug-in të automjetit të familjes gjermane.

Siç është raportuar deri më tani, gjenerata e ardhshme Passat do të jetë në dispozicion vetëm si një “kamionçinë”.
Duhet ta keni parasysh që po flasim për versionin për tregun evropian pasi Passat është “zhdukur“ përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.