Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, znj. Karen Pierce, me përfaqësuesit ushtarakë të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Takimi, i zhvilluar në një anije të Forcave Detare Britanike, u fokusua në thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me theks në sfidat e përbashkëta që lidhen me agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimin e tij në Evropën Juglindore.






