-4.2 C
New York
Friday, December 5, 2025

Buy now

Gjenerali rus Chirkin: Mendonim se 70 për qind e ukrainasve ishin në anën tonë, por rezultoi e kundërta

- Advertisement -

Ish-komandanti i përgjithshëm i Forcave Tokësore të Rusisë, Vladimir Chirkin, pranoi publikisht dështimin e strategjisë fillestare të Kremlinit gjatë pushtimit të Ukrainës.

Sipas tij, inteligjenca ruse kishte siguruar Kremlinin se 70 për qind e ukrainasve do të mbështesnin Rusinë, ndërsa vetëm 30 për qind do të kundërshtonin.

Në realitet, rezultoi krejt e kundërta – dhe kjo, sipas tij, u bë një nga faktorët që çuan në dështimin e “blitzkrieg-ut tre-ditor”, raporton kyivpost.

Chirkin u ankua se ushtria “nënvlerësoi armikun dhe mbivlerësoi veten” dhe se dështoi pushtimi i Kievit, duke u detyruar të tërhiqen.

Ai gjithashtu përmendi përpjekjet e Sergei Shoigu-t për të “ruajtur fytyrën” pas turpit “ish-ministri i mbrojtjes u përpoq të dilte nga situata me dinjitet, duke e quajtur atë që po ndodhte një shenjë të vullnetit të mirë”. Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të ngjashme

Të fundit