19.3 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Gjenerali Rrahman Rama zgjidhet president i FC Vushtrria

- Advertisement -

Në seancën e Kuvendit të klubit, që u mbajt të sonte nga ora 19:00, shumica e kuvendarëve votuan për emërimin gjeneralit Rrahman Rama, aktualisht deputet i Republikës së Kosovës, në postin e presidentit të FC Vushtrria.

Ky është një rikthim i shumëpritur, pasi për gjeneratat më të vjetra Rrahman Rama nuk është emër i panjohur.

Ai ka udhëhequr klubin menjëherë pas luftës, deri në vitin 2003, periudhë gjatë së cilës FC Vushtrria u rendit në Top 4 të Superligës së Kosovës dhe arriti deri në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës.

Me këtë veprim, klubi pritet të organizohet për sfida të reja dhe të përmbushë pritshmëritë, aty ku e meriton të jetë – në elitën e futbollit kosovar

Të ngjashme

Të fundit