Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Brigade Cahit Irican, ka pritur Shefin e Shtabit për Operacione të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Sllovake, Gjeneral Brigade Ferdinand Murín, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.
Gjatë takimit, Irican ofroi një pasqyrë të gjerë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe inkurajimin e një dialogu politik konstruktiv.
Në këtë rast, zëvendëskomandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin e trupave sllovake në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e Kosovës.