Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 35, gjeneral Xhevahir Geci, ka marrë mbështetje nga qytetarët e Zhabarit në Mitrovicë.
Ai ka thënë se kjo mbështetje i jep vullnet për të vazhduar të punojë për një Kosovë më të mirë.
“Sot, në Zhabar të Mitrovicës, takova shume qytetarë dhe mora përkrahje të madhe, që ma rrisin vullnetin dhe energjinë për të mos u ndalur. Kosova do bëhet ma mirë! #PDK131 #XhevahirGeci35✅”, ka shkruar Geci në Facebook.