4.8 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Gjenerali Clark: Thaçi s’ishte komandanti ushtarak!

- Advertisement -

 

Gjenerali amerikan që po dëshmon në Hagë, Wesley Clark, është pyetur për ndërveprimet e ndryshme që ai kishte pasur me UÇK-në, me delegacionin kosovar në Rambuje dhe me Hashim Thaçin.

Për ish-presidentin kosovar, pasi u pyet nga avokati i tij, Lluka Misetiq, Clark tha se në Rambuje e kuptoi se ai nuk ishte komandanti ushtarak, raporton Klankosova.tv

“Mua mu kërkua të shkoja në bisedimet në Rambuje, që t’i bindja serbët ta nënshtronin marrëveshjen, e cila ndiqte të njëjtën logjikë, një thirrje e NATO-s për të ndaluar dhunën. S’kishte një plan më të elaboruar. Mendova që mund të shkoja, por nuk u lejova. Por mu lejua më pas të shkoja dhe të takohesha me delegacionin e UÇK-së, në fundin e bisedave të para.

U takova me Thaçin në një herë të dytë, para se filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, me më autoritet, më i riu, më bindësi. Fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak.”

Mishetiq për ta konfirmuar, e pyeti sërish nëse pas kësaj, ai arriti në përfundimin që Thaçi s’ishte komandanti ushtarak.

E saktë, kur u takova me të herën e tretë, kërkova ndihmë, por ai s’e ishte idenë çfarë po ndodhte. Ne nuk kishin një forcë në terren. Ne donim të ndërhynim në forcat ushtarake në terren. I pyeta ku janë ata, ku jeni ju. Nuk mora asnjë përgjigje prej tij.” – tha Clark, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenerali i pensionuar tha se s’kishte shumë informacione, por ishin në dijeni se kishte grupe lokale.

“S’kishte shumë informacion sa i takon komandës. Mesa e dinim ne bëhej fjalë për grupe lokale, që ishin formuar në mënyrë spontane, në përgjigje të shtypjes serbe prej shumë vitesh, ën veçanti pas vrasjes së familjes Jashari. Kaq dinim. Unë sigurisht që mora më shumë informacion për UÇK-në, nga serbët. Ata kishin pika të identifikuara si pika 

 

Të ngjashme

Të fundit