8.2 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Gjenerali britanik thotë se Britania duhet të bëhet gati për luftë

- Advertisement -

Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme të luftojë në të ardhmen, ka thënë kreu i ushtrisë

Gjenerali Patrick Sanders ka paralajmëruar se rritja e rezervistëve “nuk do të mjaftojë”.

Ai vuri theksin në kërcënimin e Rusisë dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të pajisur forcat e armatosura të Britanisë, raportoi BBC.

Patrick nuk foli për rekrutimin – ku kërkohet që burrat që arrijnë moshën e duhur për luftë të regjistrohen në ushtri – por i dha rëndësi thirrjes vullnetare nëse shpërthente lufta.

“Paraardhësit tanë nuk arritën t’i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut më 1914 dhe u përplasën në luftërat më të kobshme. Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi.”

Nuk është hera e parë që ai paralajmëroi për rritje të kërcënimit për luftë. Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm për territor, por që të shkatërrojë sistemin dhe mënyrën e jetesës së të gjithëve.

Patrick ka përmendur hapat që po marrin Suedia dhe Finlanda për ta vënë veten në gatishmëri pas paralajmërimit për luftë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit