6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gjeneralët amerikanë dhe kinezë takohen për herë të parë pas një viti

- Advertisement -

Udhëheqësit kryesorë ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u takuan për herë të parë pas më shumë se një viti të enjten dhe diskutuan për një “numër çështjesh globale dhe rajonale të sigurisë,” përfshirë mbajtjen e lidhjeve të drejtpërdrejta të komunikimit, njoftuan zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet Shefit të Shefave të Shtabit të Bashkuar Charles Q. Brown dhe gjeneralit Liu Zhenli, shef i Departamentit të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë Popullore të Çlirimit, që kur gjenerali Brown mori pozitën e tij në tetor, sipas një deklarate.

Në takimin e mbajtur përmes një video-konference të enjten, gjeneralët Brown dhe Liu “diskutuan rëndësinë e punës së përbashkët për të menaxhuar përgjegjshëm konkurrencën, për t’iu shmangur keqkuptimeve dhe për të mbajtur linja të hapura dhe të drejtpërdrejta komunikimi,” theksoi zëdhënësi i Shtabit të Bashkuar kapiteni Jereal Dorsey përmes një deklarate.

Gjenerali Brown gjithashtu “përsëriti rëndësinë që ushtria (kineze) po angazhohet në një dialog substancial për të zvogëluar gjasat për keqkuptime,” dhe “rikonfirmoi rëndësinë e mbajtjes së Bisedimeve Koordinuese për Politika të Mbrojtjes dypalëshe, mbajtjen e bisedimeve mbi Marrëveshjen Konsultative për Çështje Ushtarake Detare dhe hapjen e linjave të komunikimit ndërmjet Komandantit të Komandës amerikane për Indo-Paqësorin dhe komandantët e komandave lindore dhe jugore,” deklaroi zëdhënësi Dorsey. Kanalet normale të komunikimit ndërmjet ushtrive të dy ekonomive më të mëdha të botës u ndërprenë nga Kina në gusht të vitit 2022, kur ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur të cilin Pekini e konsideron pjesë të Kinës.

Dy palët u pajtuan të rinisin kontaktet pas takimit ndërmjet Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në San Francisko në nëntor.

Në fillim të kësaj jave, televizioni amerikan NBC News, duke cituar zyrtarë amerikanë, tha se udhëheqësi kinez Xi i tha në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentit Biden se Pekini do të ribashkojë Tajvanin me Kinën por se koha kur do ta bëjë një gjë të tillë nuk është vendosur ende. Burimet i thanë televizion NBC se zoti Xi i ka thënë Presidentit Biden gjatë një takimi të gjerë ku morën pjesë dhjetëra zyrtarë amerikanë dhe kinezë se Kina preferon ta marrë Tajvanin me mjete paqësore, jo me forcë.

Burimet po ashtu i thanë NBC se Kina ka kërkuar nga Presidenti Biden ta bëjë një deklaratë publike pas takimit të tyre duke theksuar se Shtete e Bashkuara mbështesin qëllimin e Kinës për ribashkimin paqësor me Tajvanin, por se Shtëpia e Bardhë kishte kundërshtuar kërkesën e tyre.

Presidenti Biden tha se janë bërë “hapa pozitivë” në bisedimet e tij me zotin Xi. /VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit