Gjeneralbrigade Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Planeve, Politikave, Strategjisë dhe Aftësive të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), së fundmi ka qenë në Prishtinë.
Në këtë vizitë, ai është takuar me udhëheqës të lartë të Ambasadës amerikane dhe ushtarakë kosovarë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, si edhe komandantin e Shtabit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shtabit të FSK-së.
“Takimet dhanë një mundësi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës”, u tha në njoftimin e Komandës Amerikane në Evropë, në Facebook.