Donika Gërvalla, ka thënë se deklarata e saj për “gjeneral të vetëshpallur” ishte për Daut Haradinajn, e jo Ramush Haradinajn.
Ajo tha se fjalën e ka pasur për Dautin, ndonëse sipas deklaratës që kishte dhënë, aludohej për Ramush Haradinajn.
“E njihni edhe të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje… Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, kishte deklaruar Gërvalla në një tubim në Dubovik të Deçanit.
Por, sonte ajo insistoi se deklarata ishte për Dautin.
“Daut Haradinaj është gjeneral i vetëshpallur absolutisht. Kush ka thënë bre. Pasaktësi…Absolutisht për Dautin”, ka deklaruar Gërvalla në T7.
Sa i përket Ramush Haradinajt, Gërvalla tha se nuk ia heq asnjë presje postimit që e kishte bërë për të kur ishte votuar demarkacioni, ku ndër të tjera e quante “kriminel ordiner”.