19.9 C
New York
Friday, November 8, 2024

Buy now

Gjeneral Geci pas aderimit në PDK: Misioni im nuk ka ndryshuar! Angazhohem për një Kosovë të sigurt dhe të zhvilluar (video)

- Advertisement -

Gjenerali në pension dhe njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhevahir Geci edhe zyrtarisht të premten i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai është prezantuar si kandidat për deputet nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e Gecit për liri dhe pavarësi.

Pas aderimit në PDK, Geci ka thënë se misioni i tij nuk ka ndryshuar. Geci është zotuar se do të angazhohet për një Kosovë më të sigurt dhe të zhvilluar.

“Gjatë rrugëtimit tim jetësor kam pasur nderin t’i shërbej Kosovës në vijën e parë. Fillimisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e më pas edhe si gjeneralbrigade në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në secilin rol kam mësuar se lidërshipi i vërtetë nuk është vetëm guximi, por përkushtimi, vizioni dhe angazhimi i përhershëm për popullin dhe vendim tim. Pas lirisë dhe pavarësisë, tani dua ta ndihmoj në sigurimin e të ardhmes së Kosovës. Me këtë qëllim po i bashkohem Partisë Demokratike të Kosovës me përvojën time, të shërbej në fuqizimin dhe mbrojtjen e shtetit tonë që e kemi ndërtuar më shumë mund e sakrificë. Misioni im nuk ka ndryshuar. Jam këtu për të për të sjellë të njëjtin angazhim dhe qëllim në skenën politike që së bashku të ndërtojmë një Kosovë më të mirë dhe më të sigurt për brezat që do të vijnë. Kosova mundet më mirë”, ka thënë Geci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit