33.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Gjeneral Çeku zbulon qartë si askush tjetër planin operativ të terroristëve serb në 10 minuta (Video)

- Advertisement -

Gjenerali Agim Çeku, ka folur rreth sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai në emisionin Rubikon ka treguar se nga kanë hyrë në Kosovë terroristët serbë, të cilët sulmuan Policinë mëngjesin e së dielës.

“Këta do të arrinin ta kontrollonin, ta ndërpresin rrugën, t’i izolojnë forcat tona policore, administrative, që gjenden në pjesen e veriut ta pamundësojnë përforcimin e tyre për një kohë…”

Sipas ish-ministrit të Forcës së Sigurisë, tha se serbët nuk kanë llogaritur në një reagim të shpejt të forcave tona.

“Ideja e tyre mendoj se ka qenë, të bllokohet rruga, rruga të jetë e lirë për ardhjen e forcave të tjera. Unë mendoj që ato 25 makina të tjera kanë ardhur më vonë, pas vendosjes së barrikadës”, tha Çeku.

Të ngjashme

Të fundit