Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin, pas reshjeve të dendura të shiut.
Kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se janë të gatshëm për evakuimin e popullsisë nëse ka nevojë.
Aliu gjithashtu tha se nëpër disa shtëpi dhe oborre ka hyrë uji brenda, por u shpreh se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
“Ne jemi të gatshëm eventualisht nëse ka nevojë për evakuim të popullsisë dhe vendosjen e tyre në vende të sigurta”.
“Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka, ka disa shtëpi dhe disa oborre nëpër fshatrat që janë vërshuar dhe uji është futur brenda”, u shpreh ai.






