KOSTT ka ftuar konferencë për media.
Kjo pasi priten reduktime të rrymës si pasojë e rritjes së konsumit.
Njoftimi:
Tema: Gjendja aktuale e Sistemit Elektro-Energjetik të Kosovës dhe thirrje për përdorim të përgjegjshëm të energjisë gjatë sezonit dimëror
Data: 24 dhjetor 2025
Ora: 15:00
Vendndodhja: Zyra qendrore e KOSTT Sh.A., Prishtinë
Të nderuar përfaqësues të mediave,
KOSTT Sh.A. ju fton të merrni pjesë në konferencën për media ku do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.
Pikat kryesore që do të adresohen:
-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar
-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)
-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese
-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut






