Koha e pritjes nëpër pikat kufitare të Kosovës, si për të hyrë, ashtu dhe për të dalë, diku është zvogëluar, e diku është rritur.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë tashmë po pritet vetëm gjysmë ore për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë nga vendi deri në 20 minuta
Por nga ana tjetër, në pikëkalimin e Muçibabës, pritjet vijojnë deri në 1 orë për të hyrë në vend.