13.5 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Gjendja e Fatos Nanos mbetet e rëndë pas 16 ditësh në terapi intensive

- Advertisement -

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, nuk ka shënuar ndryshime që prej 16 ditësh.

Nano vazhdon të jetë i shtruar në shërbimin e terapisë intensive në një spital privat në Tiranë, pas një arresti kardiorespirator që pësoi në banesën e tij. Ai mbetet i pavetëdijshëm dhe ka reagime të pakta ndaj dritës, njoftojnë burime për Euronews Albania.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të autoambulancës dhe ekipeve mjekësore, rikthimi i tij në funksion jetësor të zemrës u mundësua falë reanimimit të shpejtë.

Ekipet multidisiplinare që po monitorojnë trajtimin intensiv e konsiderojnë gjendjen e tij shumë të rëndë. Sipas mjekëve, sfida më e madhe mbetet rikuperimi i funksionit të trurit, i cili është organi më i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit gjatë arrestit kardiorespirator. Kujdesi ndaj ish-kryeministrit vazhdon pa ndërprerje.

Të ngjashme

Të fundit