16.6 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Gjendet vetura që u përdor për grabitje në argjendarinë në Suharekë

- Advertisement -

Është gjetur vetura e cila është përdorur për ta kryer grabitjen në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, në të cilën u vodh ar në vlerë rreth 250 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se vetura është gjetur në fshatin Jezerc.

“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë”, deklaroi Kelani për Insajderi.

Tutje ai tha se policia janë duke kryer ekzaminimin e veturës.

“Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore”, tha Kelani.

Të ngjashme

Të fundit