Është gjetur pa shenja jete fëmiu katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK-ja dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij.
Ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete. Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen. Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik.