9.3 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Gjendet pa shenja jete turisti i bllokuar në Majën e Jezercës, gjendja shëndetësore e tjetrit është e mirë

- Advertisement -

Një grup turistësh është aksidentuar në afërsi të majës së Jezercës.

Ata kanë kërkuar ndihmë te policia vendore, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit dhe Valbonës.

Për shkak të mungeses së valëve telefonike është i vështirë komunikimi.

Terreni i ngjitjes në Majën e Jezercës, është ndër më të vështirit dhe kërkon deri në 8 orë.

Ai cilësohet me shkallë vështirësie të lartë dhe kërkon përgatitje të mirë fizike. Shpesh turistët udhëtojnë pa guida dhe përballen me të tilla aksidente.

Pas disa orësh kërkime është gjetur pa shenja jete njëri nga turistët, 32 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të  transportohet me helikopter, drejt morgut.

Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore” thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit