Një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Shtime.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.
“HETIM I VDEKJES/Shtime 22.04.2023 – 12:40. Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.