Të hënën rreth orës 12:00 një peson është gjetur pa shenja jete në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Lajmin për klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka shtuar se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 11:40 në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë”.
“Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”.