Home Lajme Gjendet pa shenja jete një person në një trotuar në Malishevë, nisin hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në një trotuar në Malishevë, nisin hetimet

0
Gjendet pa shenja jete një person në një trotuar në Malishevë, nisin hetimet

Një qytetar është gjetur pa shenja jete në një trotuar në fshatin Tërpezë të Malishevës, sot në mëngjes.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor teksa policia ka nisur hetimet.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar në fshatin Terpezë-Malishevë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF Malishevë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj.

Exit mobile version