24.5 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë: Flasin nga policia

- Advertisement -

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur i vdekur në një shtëpi në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë për media se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Viktima, mashkull i moshës madhore, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira. Personeli mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

Të ngjashme

Të fundit