Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një grua në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.