Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhelal Hajda” rreth orës 19:00.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për viktimë mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, tha Pllana.





