29.5 C
New York
Sunday, September 28, 2025

Buy now

Gjendet pa shenja jete një burrë në Podujevë

- Advertisement -

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për vdekjen e viktimës janë duke vazhduar.

“Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.  Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit