Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në Leposaviq.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
“Leposaviq / 26.10.2024 – 00:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport./