Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

- Advertisement -

Në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 05:30, Policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën “Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave janë duke vazhduar.

Të ngjashme

Të fundit