20.1 C
New York
Saturday, May 31, 2025

Buy now

Gjendet pa jetë një person në Prishtinë, Policia: U informuam në 06:00

- Advertisement -

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë fontanës në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Express se në orën 06:00 u informuan për këtë, ndërsa shtoi se vdekja e personit është konstatuar nga një ekip i mjekëve emergjentë.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Ahmeti tha se “Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Të ngjashme

Të fundit